Monitorimi më i përhapur i energjisë së gjelbër në botë për më shumë se 80 vite

MONITORIMI DGA I TRANSMORTEVE

Analiza e gazrave të tretur në transformator me dekada përdoret si mjet i besueshëm për detektimin dhe parandalimin e difekteve. Sipas standardeve ndërkombëtare për mirëmbajtjen e transformatorëve dhe në përputhje me rregulloren për testimin e pajisjeve të tensionit të lartë në Maqedoni kjo analizë është e detyrueshme.

Gazrat në vaj krijohen nga shkëputja e lidhjeve molekulare e molekulave të vajit të shkaktuara nga fushat/forcat elektrike (shkarkimet të parciale (të pjesshme), vendet e nxehta, oksidimi, dobësimi i izolimit, etj).

Pajisja instalohet te transformatori për monitorimin e vazhdueshëm të përmbajtjes së gazrave të tretur (detekimin e difekteve) dhe ujin e tretur në vajin e trafos (detektimin e mbylljes jo të duhur).

Sistemi për monitorim online MHT410 e mat nivelin e hidrogjenit të tretur (i cili paraqitet gjatë çdo difekti të transformatorit) dhe në përgjithësi shërben si parametër paralajmërues i ndryshimit të gjendjes së trafos. Përveç asaj e mat edhe përmbajtjen e ujit në vaj dhe me precizitet mat temperaturën. Përparësitë e këtij instrumenti janë:

  • Shëtpizë e fortë
  • Matje e drejtpërdrejtë (Sonda përms ventilit futet në brendësi të transformatorit dhe është në kontakt të drejtpërdrejtë me vajin, gjë që mundëson reagim të menjëhershëm)
  • Garanci 5 vjeçare.
  • E qëndrueshme dhe e besueshme.

Sistemi për monitorim online Optimus 100, i mat të gjithë gazrat (7) e difektit përmes pajisjeve diagnostifikuese, gjithashtu mat tretësirat e ujit dhe temperaturën. Vasiala Optimus, nuk ka asnjë pjesë të harxhueshme ose pjesë me kohë të caktuar përdorimi (më së paku deri në 15 vite), nuk ka nevojë për rikalibrim dhe mirëmajtje shtesë.

Pajisja lidhet në Skadë (Skada system), ka opsion për alarm, ospion për ndjekjen e trendit dhe ragon shumë me shpejt se pjesa tjetër e pajisjeve mbrojtëse të transformatorit (si psh Buholc Releja). Transformatorët ashtu si edhe pajisjet tjera defektohen si rezultat i papërsosshmërisë së maretialeve, degradimi dhe vjetërsimi i materialve si dhe ndikimi/gabimet e faktorit njeri gjatë mirëmajtjes. Varësisht nga vlera e transformatorit, këto difekte, nëse nuk vërehen në kohë rriten në difekte më të kushtueshme. Përskaj çmimit për riparim të transformatorit gjithashu aspekt i rëndësishëm që e arsyeton detektimin e hershëm të problemit është edhe koha për riparimim e të njejtit (kohë e cila është shumë herë me e vogël – më pak humbje nëse difekti zgjidhet në kohë).

 

Qëllimi parësor i monitorimit të vazhdueshëm është mbrojtja nga difektet të cilët shumë shpejt zhvillohen (përkeqësohen) (janë të vogla gjasat që këto difekte të vogla të vërehen gjatë analizave laboratorike – peridike). Kufizim shtesë i analizave laboratorike është edhe koha e nevojshme për marrjen e mostrave, analizimi apo përpunimi dhe rezultatet (p.sh: në rast se do të duhej që të vendoset për vënjen në funksion të transformatorit pas difektit).

VAISALA MHT 410

Sistemi për monitorim online MHT410 e mat nivelin e hidrogjenit (i cili paraqitet gjatë çdo difekti në transformator) dhe në prgjithësi shërben si parametër për detektimin e ndryshimit të gjendjes. Përveç asaj e mat edhe përmbajtjen e ujit në vaj dhe me precizitet mat temperaturën. Lexo më shumë... 

 

VAISALA Optimus 100

Sistemi për monitorim online Optimus 100, i mat të gjithë gazrat (7) e difektit përmes pajisjeve diagnostifikuese, gjithashtu mat tretësirat e ujit dhe temperaturën. Vasiala Optimus, nuk ka asnjë pjesë të harxhueshme ose pjesë me kohë të caktuar përdorimi (më së paku deri në 15 vite), nuk ka nevojë për rikalibrim dhe mirëmajtje shtesë. Lexo më shumë...